GRAMSHI I BARABARTË

SIGURI DHE ZË PËR TË GJITHË

Mbështetur nga:

Rise Her

Kjo faqe WEB është ndërtuar nga Shoqata “Të Dhurojmë Jetë” në kuadër të projektit “Gramshi i Barabartë - Siguri dhe Zë për të Gjithë”, i cili mbështetet përmes skemës së nëngranteve nga projekti “Rise Her - Fuqizojmë vajzat dhe gratë për një jetesë të pavarur”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Përmbajtja e kësaj faqeje është përgjegjësi e Shoqatës “Të Dhurojmë Jetë” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Fuqizojmë Gratë dhe Vajzat për një Jetesë të Pavarur është një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS). Projekti synon të forcojë kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-ve) dhe të mekanizmave lokalë për të adresuar pabarazitë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore (DHBGJ), duke krijuar zgjidhje të qëndrueshme me ndikim afatgjatë në jetën e grave dhe vajzave në situata vulnerabël.

Women empowerment

Gramshi i Barabartë - Siguri dhe Zë për të Gjithë

Projekti “Gramshi i Barabartë - Siguri dhe Zë për të Gjithë” adreson mungesën e shërbimeve të specializuara dhe ndërgjegjësimit në fushën e barazisë gjinore dhe dhunës me bazë gjinoreBashkinë e Gramshit. Projekti synon rritjen e aksesit në shërbime, ndërgjegjësimit dhe përfshirjes gjinore përmes ndihmës konkrete, edukimit dhe përdorimit të teknologjisë si mjet për raportim dhe parandalim. Zgjat 8 muaj dhe zbatohet në partneritet me Bashkinë e Gramshit, duke përdorur hapësirat publike dhe angazhimin institucional si mbështetje logjistike dhe morale.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Të kontribuojë në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt, më të barabartë dhe gjithëpërfshirës në Bashkinë e Gramshit, ku gratë, vajzat, burrat dhe djemtë kanë akses të barabartë në shërbimet mbrojtëse, mundësitë e zhvillimit dhe edukimin mbi të drejtat gjinore, duke avancuar standardet e barazisë gjinore, duke zvogëluar normat diskriminuese dhe duke forcuar mekanizmat institucionalë për adresimin dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.


Të gjitha raportet trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe kujdes profesional.

Ndikimi i Projektit në Komunitet

Çdo numër përfaqeson një jetë që ne kemi ndihmuar të ndryshojë, një zë që kemi fuqizuar, dhe një hap drejt një të ardhme më të mirë.

20+
Gra të fuqizuara
10+
Evente të komunitetit
500+
Individë të ndërgjegjësuar
30+
Jetë të ndryshuara

Mesazhe Pozitive

🌱

Për forcë dhe vetëbesim

  • Ti ke vlerë. Ti meriton respekt dhe siguri.
  • Forca jote nuk matet me plagët, por me guximin për të vazhduar.
  • Edhe pse je plagosur, brenda teje ndodhet një forcë që nuk shuhet kurrë.
  • Ti nuk je ajo që ke përjetuar - ti je ajo që po zgjedh të bëhesh.
💜

Për mbështetje emocionale

  • Nuk je vetëm - ka njerëz që duan të të ndihmojnë.
  • Të kërkosh ndihmë është një shenjë guximi, jo dobësie.
  • Është në rregull të ndihesh e frikësuar. Është në rregull të kërkosh ndihmë.
  • Ti meriton dashuri, jo dhimbje.
🌸

Për shpresë dhe rimëkëmbje

  • Çdo ditë është një mundësi e re për të rifilluar.
  • Nga errësira lind drita - dhe drita je ti.
  • Shërimi nuk është i shpejtë, por çdo hap është drejt vetes tënde të vërtetë.
  • Shpresa është frymëmarrja e shpirtit - mbaje gjallë.
🌻

Për afirmim dhe motivim

  • Nëse po e lexon këtë, dije se dikush beson tek ty.
  • Ti je më shumë se ajo që të ka ndodhur. Ti je e vlefshme.
  • Rrugëtimi i shërimit fillon me një hap të vogël - dhe ti e ke bërë tashmë.
  • Nuk ka turp në mbijetesë - ka vetëm forcë.

Falenderojmë Donatorët dhe Partnerët Për Mbështetjen e Tyre te Vazhdueshme ne Projektet Tona